Një vrasje ka ndodhur në një kazino në Lipjan të mërkurën në mbrëmje.
Burime të Koha.net kanë bërë të ditur se fjala është për një punëtor që është qëlluar gjatë një grabitjeje.
Koha.net është në pritje të përgjigjes nga Policia e Kosovës.
Në vend të ngjarjes është edhe ekipi i mjekësisë ligjore.
Policia e Kosovës ka dhënë informatat e para për vrasjen e një të riu në një kazino në Lipjan.
Agron Boroci, zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, i ka thënë portalit Koha.net se “rreth orës 20:00 kanë marrë informatën se në një lokal në rrugën ‘Bajram Gashi’ në Lipjan gjendet një person pa shenja jete”.
“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga këqyrja fillestare e vendngjarjes është konstatuar se një mashkull rreth 36 vjeç, që është konfirmuar si punëtor i lokalit në fjalë është pa shenja jete, dhe ka një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit”, ka thënë Boroci.
Ai ka thënë se aktualisht po vazhdon ekzaminimi i vendit të ngjarjes si dhe rasti po hetohet nga ana e Policisë si vdekje e dyshimtë përderisa janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat ne te cilat ka ndodhur ngjarje, transmeton Koha.net.