12.12.2019
Lidhur me rastin e raportuar me dt.09.12.2019 , Person i zhdukur, pas hetimeve intenzive,hetuesit rajonal kanë arritur që sot rreth orës 19:00 të gjejnë trupin e pajetë të viktimës SH.B.(m/shqipëtar ) 33 vjeçar nga Ferizaj.
Trupi i viktimës është gjetur skaj rruge mes fshatit Gadime dhe Kishnapole.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor i mjekësisë ligjore .
Pas hetimeve fillestare,hetuesit policor kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast dhe ndaj tij, me urdhër të prokurorit është marrë masa e ndalimit prej 48 orësh.
Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.