19,04,2024

Vrasja që tronditi Kaçanikun, Policia identifikon autorin e vrasjes në Kaçanik, ndodhet në arrati

Must Read

Policia Rajonale e Ferizajt sot, datë 10.05.2022 në ora 14:00 ka pranuar një informacion së në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit, përball” Varrezave të Dëshmorëve’’ në Kaçanik, nga arma e zjarrit, dy persona  kanë pësuar plagë trupore dhe për pasojë në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë personi me inicialet H.B ( M/K) i moshës 30 vjeçar, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa plagë të rënda trupore ka pësuar edhe personi i dytë me inicialet K.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare ( QKUK) në Prishtinë .

Në lidhje me këtë, policia rajonale e Ferizajt, përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti. Policët hetues po grumbullojnë informacione në terren dhe janë në kërkim të të  dyshuarve, të kësaj ngjarje . 

Për informacione shtesë , do të njoftoheni me kohë.

Policia ka identifikuar autorin i cili qëlloi me armë në drejtim të vëllezërve Kastriot dhe Hasan Berisha nga Dubrava e Kaçanikut, ku ky i fundit nuk ka mundur tu mbijetoi plagëve dhe ka vdekur në vend të ngjarjes ndërsa Kastrioti është dërguar në QKUK ku po merr ndihmën e mjekëve

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img