04,11,2024

Vllasi thotë se tash s’është koha të bisedohet me Serbinë për shkëmbim territoresh

Must Read
Azem Vllasi

Ai ka thënë se për këtë mund të bisedohet me shtetin fqinj, por në një kohë të caktuar.

“Mund të bisedojmë, por jo në këtë fazë derisa Serbia është në një lloj avantazhi, përditë përzihet në punët e brendshme të Kosovës”, ka thënë Vllasi në Klan Kosova.

“Nuk bisedohet me Serbinë për murin në Mitrovicë, ajo është çështje e qytetit të Mitrovicës dhe e Kosovës, nuk bisedohet as për bashkësinë e komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar Vllasi.

Vllasi ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit serb, Vuçiq për një “hotline” mes Serbisë e Kosovës.

“Unë mendoj se nuk ështe e nevojshme se Serbia dhe Kosova nuk e kanë ndërmend të futen në luftë. Rrezik për luftë nuk ka, andaj nuk ka nevojë që  kryeministri kosovar e ai i Serbisë të bisedojnë me telefon në një “linjë të nxehtë””, ka thënë Vllasi.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

N.P.L “Ambienti” me kasion vullnetarë në rregullimin e rrethojave dhe ambientit në Shkollën “Ahmet Hoxha”

Nuk është hera e parë që N.P.L "Ambienti" po merr aksione vullnetare në rregullimin e ambienteve rreth...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img