20,10,2025

“Vladimir Petkoviq duhet të shkarkohet”

Must Read

Trajneri Vladimir Petkoviq, ditën e hënë ka marrë në telefon mesfushorin me prejardhje nga Kosova, duke i thënë se më nuk llogarit në shërbimet e tij në ekipin e Zvicrës.
Në reagimin e parë të tij, Valon Behrami ka bërë të ditur se vendimi për ta larguar në atë mënyrë, ka qenë vendim politik dhe aspak sportiv.
I ashpër në reagim ka qenë edhe babai i Valon Behramit, Ragip Behrami, duke thënë djali tij nuk e ka merituar këtë pas shërbimit të gjatë në ekipin e Zvicrës.
Në mbrojtje të madhe Behramit i kanë dalë edhe tifozët e Zvicrës, duke u ndjerë keq për largimin e tij, e njëkohësisht duke e falënderuar për kontributin.
Më i ashpër në këtë aspekt është treguar redaktori i sportit në gazetën më të madhe në Zvicër, Andre Boni, i cili ka kërkuar menjëherë largimin e Vladimir Petkoviqit nga ekipi përfaqësues./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vjedhje e rëndë në Ferizaj: Hajdutët depërtojnë me forcë në shtëpinë e një qytetari, grabisin ari në vlerë 10 mijë euro

Një vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Bajram Kelmendi” në Ferizaj, ku persona të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img