29,03,2024

Vjen humbja e radhës për Barçën

Must Read

ell-750x375

Barcelona ka pësuar humbjen e dytë radhazi në La Liga duke u mposhtur nga Real Sociedadi me rezultat 1-0 në Estadio Municipal de Anoeta.

Një fillim ëndrrash për ekipin vendas që arriti te goli i epërsisë që në minutën e pestë. Pas harkimit të mirë nga Prieto, Mikel Oiarzabal shënoi me kokë.

Katalunasit ishin mjaft të frustruar në vazhdim të lojës dhe nuk ia dolën ta thyenin skuadrën vendase, ashtu që shkuan në pushim me disavantazh.

Dominimi i Blaugranëve në posedim vazhdoi edhe në pjesën e dytë, mirëpo ata nuk po arrinin ta dërgonin topin atje ku duhej.
Rastet nuk munguan për vizitorët, por mungoi konkretizimi dhe skuadra nikoqire doli triumfuese në këtë përballje për të arkëtuar tri pikë të arta.

Në këtë mënyrë, është rihapur gara për titullin e La Ligas, pasi Atletico Madridi është afruar në tri pikë, kurse Real Madridi është vetëm katër pikë prapa liderit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img