12,09,2025

Vjedhje e rëndë në një autosallon në Ferizaj, hajnat marrin pajisje për vetura në vlerë të mbi 15 mijë eurove

Must Read

Një fenomen mjaft shqetësues në Kosovë janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane të qytetarëve, duke shkaktuar humbje e pasiguri, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një autosallon në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda zyrës së kompanisë dhe kanë vjedhur disa pajisje për vetura.

Sinjali mëson se sipas dëshmisë së pronarit të autosallonit, vlera e dëmit të shkaktuar kap vlerën e mbi 15 mijë eurove.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar pas një incidenti me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img