11,09,2025

Visar Ymeri bisedon me tregtarët dhe biznesmenët ferizajas, viziton tregun e gjelbër (Foto)

Must Read

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, ka vizituar tregun e gjelbër në Ferizaj, ku edhe ka dëgjuar për së afërmi shqetësimet e tregtarëve ferizajas, kryesisht të atyre që shitnin produktet bujqësore të prodhuara nga vetë ata.

Ai tha se bujqësia është njëra ndër shtyllat e zhvillimit ekonomik të Kosovës por që pushteti aktual e ka lënë në harresë.

“Kemi dalë sot që ta vizitojmë tregun e qytetit të Ferizajt, për t’u takuar me bujqit prodhues të cilët i kanë nxjerrë  produktet e tyre në treg dhe në përgjithësi me njerëzit që sot kanë dalë në treg, për të diskutuar për problemet e përditshmërisë së tyre dhe për çështje të cilat kanë rëndësi për tërë Kosovën. Njëra prej këtyre çështjeve është zhvillimi ekonomik dhe që në Kosovë mund të ndihmohet nga zhvillimi i bujqësisë që është lënë në harresë nga secila qeveri e Republikës së Kosovës deri tani dhe e cila natyrisht që ka ardhur në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë për shkak të arsyes së dështimeve të politikës”,tha Ymeri.

Ymeri më tej shtoi se Kosovës i duhet një transformim rrënjësor i politikave aktuale.

“Sot sistemi politik dhe ekonomik në Kosovë e ka instaluar një lloj konkurence për mbijetesë, ndërkohë që një shoqëri e shëndosh do të duhej të bashkëpunonte për një jetesë më të mirë dhe Lëvizja Vetëvendosje e ka këtë edhe në program në alternativën qeverisëse, ku qytetarët e bashkuar dhe forca që prodhohet nga ky bashkim  mund ta sjell ndryshimin e nevojshëm dhe të domosdoshëm për Kosovën. Kosovës i duhet domosdoshmërisht një transformim rrënjësor i politikave dhe i marrëdhënies që institucionet shtetërore kanë me qytetarin”,tha Ymeri.

Ymeri ndër të tjera theksoi se në sektorin e bujqësisë dhe në përgjithësi në ekonomi duhet të merren masa shtetërore, në mënyrë që prodhuesve t’u krijohen hapësira që të mund të zhvillojnë prodhimin e tyre dhe ta bëjnë të konkurrueshëm edhe për tregjet tjera.

14445475_1276825922350123_730274972_n 14454498_1276825919016790_893137001_n 14445401_1276825912350124_1834293715_n 14469264_1276825889016793_1112668649_n 14470848_1276825879016794_1392874427_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img