27,04,2024

Viva Fresh sqaron rastin në lidhje me mishin e prishur

Must Read

Sqarim lidhur me shkrimet e publikuara në disa portale!
22 Mars 2018, Prishtinë

Viva Fresh sqaron konsumatorët lidhur me shkrimet e publikuara në disa portale, me pretendime të pabazuara, që në dyqanin tonë në Mitrovicë është gjetur mish i prishur.

Mbetjet e mishit të gjetura në dyqanin tonë kanë qenë të grumbulluara në një vend të veçantë në depo, me destinim asgjësimin, sipas legjislacionit në fuqi. Pra nuk kanë qenë në shitje, dhe këtë gjë e dëshmon procesverbali i Inspektorit me nr.0995. Mbetjet e grumbullura për asgjësim kanë qenë të sinjalizuara që nuk janë për shitje, së bashku me disa produkte të tjera, të cilat poashtu kanë qenë në proces asgjësimi.

Gjatë vizitës, Inspektorët e tregut kanë kontrolluar çmimet dhe nuk kanë hasur në asnjë problem. Inspektorët Sanitar-Veterinar kanë kontrolluar hapsirën shitëse ku nuk kanë gjetur asnjë produkt që nuk plotëson standardet e shitjes. Gjatë kontrollës, Inspektori ka vendosur që vetëm mbetjet e mishit të asgjësohen menjëherë;

Ne shprehim keqardhje për shkrimet tendencioze, të cilat kanë synime ekonomike prapa shkrimeve me tituj dhe përmbajtje të pabazuar dhe shtrembëruar.

Viva Fresh garanton standardet më të larta të shitjes që parashikohen me ligjet në fuqi dhe standardet Evropjane dhe siguron konsumatorët që përpjekjet tona janë të orientuara në përmirësimin e kualitetit të shërbimeve në mënyrë të vazhdueshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img