25,04,2024

Viti i “shterrur” i bankave

Must Read

banka-620x360

Parashikimet e bankierëve, të paktën që prej 2012-s, që viti në vijim do të ishte më pozitiv dhe më e keqja ishte lënë pas, nuk kanë arritur të materializohen. Edhe 2015-a nuk arriti ta thyejë “mallkimin” e bankave. Rritja e aktiveve ishte minimale, kredia ra me ritmet më të larta që prej një dekade, depozitat u zgjeruan me ritmet më të dobëta në 25 vjet, fitimi ishte i përqendruar në pak banka. Bankierët fajësojnë ekonominë e dobët, mungesën e kërkesës për hua, ngarkesën e madhe me borxhe të bizneseve, mjedisin e pasigurt të brendshëm dhe ndërkombëtar (shiko intervistat në vijim).

Ndryshe nga vitet e kaluara, ata mbeten disi pesimistë për të ardhmen, ku të paktën dhe 2016 pritet të jetë i vakët. Pozitive vlerësohet fshirja e kredive të humbura dhe pastrimi i bilanceve të bankave, por për sa kohë mjedisi do të vijojë të jetë i dobët, do të rritet probabiliteti që edhe huat e mira të fillojnë të kenë probleme.

Pasi procesi i shitblerjeve u finalizua vitin e kaluar përmes blerjes së francezes Credit Agricole nga grupi NCH Capital, që e shndërroi atë në Bankën Amerikane të Investimeve, pritet që ai të vazhdojë dhe këtë vit. Një sërë bankash, sidomos ato të vogla, janë ende në shitje. Ndërsa bankat e brendshme nuk duket se kanë më oreks të zgjerohen, pritet që banka të huaja të jenë të interesuara për të hyrë në tregun shqiptar./Monitor/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img