29,08,2025

Vishuni trashë, këtë fundjavë do ketë borë në Kosovë

Must Read

Përgjatë ditëve të vikendit, në Kosovë mund të shfaqen reshjet e borës.

Sipas Prishtina Weather, nga e diela kthjellime, mëngjeset me ngrica, ultësirave mundësi për mjegull.

Kalimi i një fronti të ftohtë gjatë natës sjell mbi vendin tonë mot të ftohtë, kryesisht të vranët dhe me erë.

Në vise malore priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore, e të shtunën në mbrëmje, me rënie të temperaturave rrebeshe bore mund të ketë edhe viseve të ulëta.

Depërtimi i masave të ftohta ajrore zbret ndjeshëm temperaturat në fundjavë.

Temperaturat e ajrit në rënie ditëve të fundjavës. Minimalet nga 1C zbresin në -3C, ditën e hënë. Maksimalet zbresin në 4C, e të hënën rriten përreth vlerave mesatare në 9C.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img