24,04,2024

Visar Ymeri: Hyrja e Vuçiqit në Kosovë është cenim i sovranitetit të Republikës sonë

Must Read

ymeri-1-780x439

Kryetari i Vetëvendosje, Visar Ymeri, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka komentuar ardhjen e kryeministrit ser bë në  Kosovë.

Sipas të parit të VV-së, hymja e Vuçit në Kosovë është cenim  sovranitetit të Republikës sonë.

 

Ky është reagimi i plotë i Ymerit :

“Hyrja e Vuçiqit në Kosovë është cenim i sovranitetit të Republikës sonë (kur ky fare nuk përfillë institucionet e vendit). Ose edhe më keq, është përdhosje e dinjitetit shtetëror, (nëse ky është lejuar të vijë në Kosovë nga regjimi autoritar i Mustafës).

Çfarë deklaron krimineli Vuçiq kur vjen këtu janë shpërfaqje e këtij cenimi e kësaj përdhosjeje. Duke thënë që ‘Ujmanin e ruajtëm’ e që ‘Trepçën nuk do të lejojmë të bëhet e Kosovës’ krimineli-kryeministër i Serbisë në të vërtetë ravijëzon qëllimin e shtetit të cilin udhëheq – pamundësimin e Republikës përmes ‘Zajednicës’ e pamundësimin e zhvillimit përmes uzurpimit të resurseve.

Kjo është luftë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Tash jo duke na vrarë me ushtarë e paramilitarë, siç bënte Vuçiqi, Shesheli, Daçiqi e Millosheviqi gjatë viteve të 90’ta, por duke na e pamundësuar të jetojmë, siç po duan ta bëjnë Vuçiqi e Daçiqi.

Këto i di edhe regjimi. Por ata nuk veprojnë. Si të veprojnë Mustafa e Thaçi ndaj bashkëpunëtorëve të tyre të dialogut. Ata tashmë e kanë pranuar cenimin, përdhosjen e gjunjëzimin e Republikës. Këtë e kanë punë të përditshme. Këtej e shkatërrojnë duke e vjedhur e keqpërdorur shtetin, e andej ia hapin derën Vuçiqit që ta shndërrojë Kosovën në poligon politik e ekonomik të Serbisë.

Për regjimin Mustafa-Thaçi Vuçiqi e strukturat kriminale të tij në Kosovë nuk e rrezikojnë shtetin, por Boiken Abazi e Arbër Zaimi. Këtyre dyve Mustafa e Thaçi ua ndalojnë hyrjen në Kosovë e jo Vuçiqit”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img