29,03,2024

Visar Azemi kryetar i LDK-së, dega në Ferizaj?

Must Read


Ditë më parë kryesia e LDK-së në Ferizaj ka mbajtur një takim në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme në këtë subjekt politik në degën e Ferizajt.
Pas këtij takimi kanë filluar të dëgjohen zëra se në udhëheqjen e kësajë dege do ketë ndryshime duke filluar nga pozita e të parit të këtij subjekti në Ferizaj.
Bazuar në burime të Ferizajpressit, në krye të degës së LDK-së në Ferizaj pritet të vije Visar Azemi.
Ky burim ka deklaruar se tek Visar Azemi shohin një person të pranueshëm për të gjithë dhe një kuadër që presin të kthej edhe besimin te ky subjekt politik.
Ardhjen e Visar Azemit në LDK e kishte lajmëruar edhe kryetari I LDK-së Lumir Abdixhiku
“Aktivisti shumëvjeçar i shoqërisë civile, Visar Azemi, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai i bashkohet ekipit tonë politik me një bagazh të jashtëzakonshëm vlerash e përvojash. Ardhja e Visarit në LDK për ne është vlerë. Ai bëhet pjesë e profesionistëve më të mirë të vendit që zgjedhin të lënë komfortin jetësor për angazhim vullnetar politik. Me profesionistë e njerëz të tillë, dhe të tjerë që do të na bashkohen në vijim, e ardhmja e LDK-së është e sigurt; e nga aty dhe e ardhmja e Republikës së Kosovës. Visar, mirë se vjen! Kishte shkruar Abdixhiku
Po kush është Visar Azemi?
Visar Azemi ishte Drejtor Ekzekutiv në Balkan Green Foundation, ku përgjegjësitë e tij kryesore ishin angazhimet strategjike me qeveritë, shoqërinë civile dhe sektorin privat, për të mbështetur tranzicionin e Ballkanit Perëndimor drejtë një të ardhmeje të qëndrueshme dhe integrimit evropian.

Angazhimi i tij është i fokusuar në zhvillimin strategjik të Ballkanit Perëndimor me vëmendje të veçantë në zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme, integrimin e tregut të energjisë dhe ekonominë qarkore.
Ai ishte përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve ndërmjet OSHC-ve vendase, rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe për relacionet financiare me Komisionin Evropian, Agjencitë e Qeverisë Gjermane, Rockefeller Brothers Fund dhe të tjera.

Visar ka mbi dhjetë vjet përvojë profesionale në sektorin e shoqërisë civile, me njohuri të gjëra në zhvillimin e partneritetit, planifikimin strategjik, menaxhimin e projekteve dhe marketingun. Ai gjithashtu ka qenë bashkëautor i disa studimeve dhe ka shqyrtuar shumë punime dhe raporte mbi opcionet e energjisë së qëndrueshme.

Visari ka shërbyer si përfaqësues dhe ligjërues për University of Maryland Global Campus, duke ligjëruar lëndët e Algjebras dhe Shkencave Kompjuterike për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpër baza të ndryshme ushtarake. Angazhimet e tij të mëparshme përfshijnë punën e menaxhimit me Central Texas College, Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin dhe KBR.

Visari është Inxhinier i Diplomuar në Sistemet Elektroenergjetike në Universitetin e Prishtinës, një diplomë të dytë Bachelor në Studime Menaxhmenti dhe një diplomë Master në Menaxhim Financiar Ndërkombëtar nga University of Maryland Global Campus.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img