12,11,2024

Vigane Kadrija, kosovarja që nuk ndalet së mashtruari në emër të bamirësisë

Must Read

Vigane Kadrija, drejtoreshë e organizatës “Ndihmo”, me seli në Ferizaj, e cila u akuzua për keqpërdorim të parave të mbledhura për familjet me nevojë, ka rënë përsëri nën llupën e policisë. Dje (më 26 korrik) katër punëtorë të kësaj organizate janë kapur në Kamenicë, nën dyshimin se po mashtrojnë qytetarët për përfitime të tjera dhe jo bamirëse.
Kadrijaj, më 26 shkurt të këtij viti, ishte paraqitur në Gjykatën Themelore të Ferizajt si e akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë periudhës janar – mars 2009, në Ferizaj, në cilësinë e arkëtares në organizatën “Edhe unë jam Kosovë”, por më vonë në mungesë të provave prokurori e liroi.
Gjatë periudhës janar-mars 2009, Zelije Kashtanjeva, me organizatën e saj “Edhe unë jam Kosovë”, ku Vigane Kadrijaj punoi si arkëtare, i kishin grumbulluar 24 mijë euro në emër të vajzës Pranvera Kuka, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë dhe kishte nevojë për shërim jashtë vendit. Por, familja e vajzës i mori vetëm 8 mijë euro.

Kadrija pas skandalit të periudhës janar-mars 2009, ka hapur një organizatë të vetën për t’i ndihmuar fëmijët e sëmurë dhe skamnorë. Këtë organizatë ajo e kishte hapur më 26.11.2009.

Pas një periudhe funksionimi për 7 vite duke grumbulluar para në shumë qytete të Kosovës, katër punëtorë të kësaj organizate u ndaluan nga Policia e Gjilanit në qendër të qytetit të Kamenicës. Ata kishin me vete nga një kartelë identifikuese dhe 335 euro dhe 40 franga zvicerane, që u konfiskuan nga policia.

Dyshimet e Policisë janë se të hollat që mblidhen nuk shfrytëzohen për qëllime bamirësie, por ato merren me mashtrim nga qytetarët dhe përdoren për përfitime të personave të caktuar përmes mashtrimit. Dyshimet e policisë ishin se kjo organizatë është fiktive.

Në lidhje me këtë rast, Express ka kontaktuar me Ministrinë e Administratës Publike.

Në përgjigjen e tyre elektronike thuhet se OJQ “Ndihmo” me seli në Ferizaj është regjistruar në vitin 2009 dhe drejtoreshë e saj është Vigane Kadrijaja.

“Në Departamentin për Regjistrimin e OJQ-ve në MAP, më 26.11.2009 është regjistruar OJQ-ja, me numër 5112625/4, me titullin:” Ndihmesa për fëmijët e sëmurë e fëmijët skamnorë”, me shkurtesën ShH “Ndihmo”. Përfaqësuese e kësaj shoqate është Vigane Kadriaj, me adresë: Rruga Marie Shllaku, p.n. Ferizaj”, thuhet në përgjigjen e MAPL’së.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë edhe me drejtoreshën e organizatës në numrat kontaktues që i ka në dispozicion, por ajo nuk është përgjigjur./Express

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën në rajonin e Ferizajt

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 13.11.2024 do të kryhen punime të domosdoshme...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img