Ditën e djeshme në orët e pasditës në parkingun e Plus Marketit është vjedhur një makinë.
Kjo ngjarje është regjistruar nga kamerat e sigurisë ku shihet personi i cili në fillim ka tentuar të marr një makinë tjetër por siç duket nuk i ka shkuar mirë. Por ai nuk e ka lënë me kaq dhe ka provuar makinën tjetër të cilën ka arritur ta dhezë dhe e ka vjedhur.
Pronari i makinës përmes videos që ka arritur ta sigurojë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që ta identifikojnë hajnin dhe në rast se e njohin të njoftojnë policinë.
Ndryshe tani kur pritet që të ketë edhe një fluks më të madhë të mërgimtarëve në Kosovë kjo mund të jetë edhe një shenjë që duhet të jenë më të kujdësshëm, sidomos për gjërat me vlerë të cilat lihen në makinë e që janë një “gjah” i lehtë për hajnat.