28,12,2024

Videoja që sqaron gjithçka në përleshjen e Agron Mustafës me dy policët

Must Read
Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa është sulmuar sot fizikisht nga dy policë në lagjen e njohur si “Te Qafa” në Prishtinë. Sulmuesit e Agron Mustafës janë identifikuar të jenë dy policët, Nazim Sahiti dhe Avni Berisha, të cilët nga pamjet e siguruara nga Insajderi shihen teksa sulmojnë drejtorin e VALA-s.

Sipas Policisë së Kosovës, në këtë ngjarje kanë qenë të përfshirë katër persona, teksa dy prej tyre janë arrestuar.

Drejtori i PTK-së sot gjatë ditës ka thënë se asnjëherë nuk i kishte njohur më parë dy zyrtarët policorë që e sulmuan. Ai ka deklaruar se nuk e di arsyen e sulmit.

“Arsyeja e sulmit ndaj meje nuk e di cila është, por janë dy zyrtarë policor. Kurrë në jetë hiç, kurrë në jetë, një fjalë me njërin me tjetrin nuk e kam ndërruar, shumë korrekt gjithë kam qenë. Hiç kurrgjë, më kanë ndal në rrugë për një minutë kanë fillua me më goditë me grushte dhe sharje”, ka treguar Mustafa.

Por, në polici deklarata krejtësisht të kundërta nga Mustafa kishin dhënë dy zyrtarët policor, raporton Gazeta Insajderi.

Polici i përfshirë në sulmin ndaj Mustafës, Avni Berisha ka thënë për Gazetën Express se në momentin e sulmit ka tentuar ta arrestojë Agron Mustafën dhe ka kërkuar ndihmë edhe nga njësitë tjera të Policisë së Kosovës por i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Një version tjetër kishte thënë edhe drejtori i Antikrimit në Policinë e Kosovës i përfshirë në këtë përleshje, Nazim Sahiti.

“Ka qenë një mosmarrëveshje e një kolegut tim që kam qenë me to me Agron Mustafën. Unë isha duke e pritur në veturë. Kam dëgjuar do fjalë mes tyre. Kur kam dalë i kam pa duke u shtyrë njëri me tjetrin. I kam nda dhe kjo ka qenë e gjitha. Çka thotë Agroni nuk është e vërtetë”, ka thënë Sahiti.

Sahiti po ashtu kishte mohuar se ka pasur rrahje me drejtorin e PTK-së.

“S’kam parë grushtim. Kur kam dalë, e kam tërhequr kolegun tim. Kur kam dalë e kam pas një shok të Agronit mbi shpinën e kolegut tim”, ka thënë Sahiti.

Ndërkaq lidhur me sulmin e dy policëve ndaj Mustafës, Inspektoriati Policor i Kosovës ka filluar hetimet ndaj policëve të përfshirë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img