11,09,2025

Vetëvendosje: Vendimi për arrestimin e Çaushit është politik

Must Read

Pas arrestimit të deputetit Driton Çaushi, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, duke e quajtur politik, vendimin për arrestimin e tij.

Në një njoftim për media thuhet se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdojnë të arrestohen me urdhra politikë.

“Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Kuvend, deputetin Driton Çaushi për shkak të aksionit të tij politik për ta ndalur procedimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Këto urdhra të përndjekjes politike për Vetëvendosjen po zbatohen në kohën e lulëzimit të krimit dhe korrupsionit nga Qeveria. Organet e Drejtësisë kanë shumë punë për të bërë. Ata do të duhej të hetonin vetë Komisionin e Murat Mehës që e ka propozuar këtë marrëveshje, aferën ‘Pronto’, ‘dosjen e shefave’, skandalin e pasaportave e shumë skandale të tjera”, thuhet në reagim.

Ata kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të deputetit Çaushi.

“Po ashtu, e paralajmërojmë qeverinë kuislinge që nuk mund të vazhdojë me kalimin e kësaj marrëveshjeje. Kosova nuk ka tokë për të falur, kurse veprimet e tyre nuk mund të na ndalin e as frikësojnë në mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit të Republikës”, thuhet në fund të reagimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img