Anëtarë të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje u deklaruan lidhur me vendimet që u morën në mbledhjen e sotme.
Fatmire Kollqaku tha se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë bisedime me kryetarin Visar Ymeri, i cili ka paraqitur dorëheqjen nga të gjitha funksionet në parti dhe me Dardan Sejdiun, ish –nënkryetar, i cili po ashtu dha dorëheqje nga funksionet që kishte në këtë parti.
“Ne kemi marrë qëndrim që të bisedojmë. Nuk i kemi pranuar ato dorëheqje, duke vlerësuar lartë kontributin e secilit. Mendojmë që rruga më e mirë është që t’u kthehemi problemeve, ta gjejmë një gjuhë të përbashkët. Shumë më shumë kemi gjëra që na lidhin sesa që na ndajnë”, tha Kollqaku.
Në anën tjetër, Glauk Konjufca tha se personat që kanë ofruar dorëheqje ‘nuk kanë bërë mirë’.
“Unë mendoj që nuk janë të arsyeshme dorëheqjet nga Vetëvendosja. Nuk mendoj që i bën mirë Vetëvendosjes nëse jep dorëheqje”, tha Konjufca.
Mbledhja e sotme e Kryesisë së VV-së vjen pas përçarjeve që kishin ndodhur brenda kësaj partie muajin e kaluar.

KALLXO.com transmetoi LIVE konferencën për media pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Vetëvendosjes.