27,04,2024

Vetëvendosje kërkoi shtyrjen e seancës për Astrit Deharin

Must Read

Shtyrja e kësaj seance për një kohë tjetër është kërkuar nga vetë Lëvizja Vetëvendosje.

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, i ka kërkuar mirëkuptim Kryetarit të Kuvendit, që seanca e paralajmëruar nga ai dhe Grupi Parlamentar i PDK-së për vdekjen e Astrit Deharit, të mbahet në një kohë tjetër, pasi sipas arsyetimit të Dërgutit, pikërisht më 14 dhjetor, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu e kanë një proces gjyqësor.

Lajmi.net nga burime brenda Kuvendit të Kosovës mëson se kryeparlamentari Veseli dhe anëtarët e tjerë të kryesisë, në një mbledhje konsultative që kanë pasur në fillim të kësaj jave, kanë marrë parasysh kërkesën e Vetëvendosjes për shtyrjen e seancës dhe kanë vendosur që për datën e ardhshme të seancës për Astrit Deharin të diskutohet më vonë.

“Për shkak të festave të fundvitit dhe mungesës së korit diplomatik në Kosovë gjatë fundvitit, kjo seancë mund të thirret vetëm në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë ky burim.

Seanca e jashtëzakonshme për të diskutuar për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në burg është paralajmëruar nga vetë kryeparlamentari Veseli, disa ditë pasi opozita dështoi në mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për ta thirrur seancën.

Paralajmërimi i Veselit për këtë seancë kishte ardhur për shkak të akuzave dhe linçimeve që Vetëvendosje u bënte zyrtarëve shtetëror për vdekjen e Deharit. Në seancën e fundit parlamentare ku u diskutua për Deharin nga deputetët e Vetëvendosjes, kryeparlamentari Veseli kishte thënë se në seancën që do ta thërras PDK-ja për vdekjen e Deharit, do të diskutohet edhe për shkaqet dhe motivet shtytëse që kanë mundur ta çojnë Deharin drejt vdekjes. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img