27,12,2024

Vetëvendosje fton qytetarët të mblidhen para Kuvendit

Must Read

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët dhe aktivistët e saj që sot të mblidhen në orën 10:00 para Kuvendit të Kosovës.

Vetëvendosje përmes një njoftimi për media thekson se është momenti vendimtar të mbrohet Republika nga kriminelët dhe zaptuesit.

“Demarkacioni nuk do të kalojë. Qeveria e Kosovës po e provokon situatën. Nëse nuk tërhiqet Qeveria, gjendja do të dal jashtë kontrollit dhe rezistenca do të jetë edhe më e ashpër se kurdoherë”, thuhet në njoftim.

Sipas VV-së, afër 12 orë debat, vërtetoi pakontestueshëm që Hashim Thaçi e Isa Mustafa tash e 12 muaj s’kanë lënë gjë pa bërë që të na e imponojnë një marrëveshje që Kosovës ia humbë mbi 8000 hektarë.

“…Qeveria nesër në 09:00 do të mblidhet për ta kontrabanduar demarkacionin. Tash kur kanë mbetur pa fakte, Isa Mustafa e Hashim Thaçi po i tregojnë dhëmbët…Ftojmë qytetarët e aktivistët, që nesër në orën 10:00 të mblidhemi para Kuvendit. Është momenti vendimtar që ta mbrojmë Republikën tonë, nga këta kriminelë e zaptues”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img