13,07,2025

Vetëvendosje distancohet nga Boiken Abazi, tha se Kosova e ka “babë” Serbinë!

Must Read
850x636_ejded1473838077

Kurteshi ka thënë se ka qenë tërë ditën nëpër takime dhe nuk e dinë saktë çka ka thënë, por ai ka këmbëngulur se është keqinterpretuar Abazi.

“Me të thanë të drejtën tërë ditën kam qenë në komision dhe nuk e kam dëgjuar. Ka mundur të jetë ndonjë keqinterpretim prej jush, po sidoqoftë, nuk e di çka ka ndodhë, por kjo nuk mund të jetë absolutisht e Vetëvendosjes, por as e zotit Abazi”, ka thënë Kurteshi për lajmi.net pasditën e së martës.

Kurteshi nuk ka mundur të besoi se Abazi ka thënë se “ai që është për shtetin e Kosovës e ka babë Serbinë”.

Krejt në fund Kurteshi ka thënë se kjo deklaratë nuk mund të jetë qëndrim i Vetëvendosjes.

“Nuk po besoj që ka mundur të thotë diçka të tillë Abazi, tash në kontest qysh e ka thënë, por s’besoj ashtu që e ka thënë, por sigurisht që kjo nuk është qëndrim i Vetëvendosjes”, ka theksuar Kurteshi.

Sot gjatë ditës, Boiken Abazi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kush është për shtetin e Kosovës e ka babë Serbinë, duke bërë që të ketë reagime të shumta të opinionistëve dhe njerëzve të politikës.

Deri më tani partia që i takon Abazi, Vetëvendosje, nuk ka dalur me ndonjë qëndrim zyrtar./Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgimi i një të mituri nga Shtimja, dyshohet se ka dhunuar një djalë të mitur

Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img