26,11,2024

Veseli: Të veprojmë për drejtësinë për gjenocidin serb, e jo vetëm të vajtojmë

Must Read

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha sot në seancën e Kuvendit në 20 vjetorin e masakrës së Dubravës se ka ardhur koha që përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës të ndalojnë vetëm së vajtuari për qindra masakrat që kanë ndodhur në Kosovë, por të kërkojnë drejtësi dhe kriminelët serbë të mijëra vrasjeve e gjenocidit në Kosovë të dalin para drejtësisë.  

“Familjet dhe familjarët, në disa raste, me të drejtë mund të jenë edhe të hidhëruar pse nuk po arrijmë të jemi në secilën ngjarje që ka ndodhur.  Minimalisht mendohet se janë kryer 186 masakra, përderisa sipas një të dhëne të kryqit të kuq flitet për 400 masakra që janë bërë në Republikën e Kosovës por edhe për rëniet e komandantëve e dëshmorëve të UÇK-së. Nëse e shikojmë këtë pjesë, pastaj dy dekada mbrapa. Çfarë është mesazhi që japim për gjeneratat që vijnë e të cilat do ta trashëgojnë Republikën e Kosovës. Do të thotë rinisë që e kemi tani.

“A janë të mjaftueshme vetëm këto përkujtime? A është e nevojshme që shteti i Kosovës vetëm të vajtoj duke filluar nga Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Presidenti, deputetët, ministrat dhe të sjellin çdoherë vetëm faktet cilat janë të dijshme. Të gjithë i dimë. Jeni ju. Janë gjëra të cilat i kemi parë, i dimë qe dy dekada. Apo, tu japim një mesazh, që ne nuk vajtojmë, ne nuk jemi institut i statistikave me i numëru plagët tona. Por ne veprojmë institucionalisht”, tha Veseli, teksa tregoi se nëpër përkujtimet e masakrave e të viktimave, secilit zyrtar shtetërorr i ka ndodhur së paku njëherë që familjarët e viktimave të bëjnë thirrje për të kërkuar drejtësi.     

“Deri më 2015 fotografitë e familjarëve të personave të pagjetur kanë qëndruar vetëm jashtë oborrit të Kuvendit të Kosovës në grila. As nuk ka mundur të diskutohej në Kuvendin e Kosovës. Sot ne po mund të flasim, po mund t’i dokumentojmë. Është në nderin e institucioneve të Kosovës, që ta drejtojnë gishtin andej nga duhet e ajo është Serbia, tek kriminelët të cilët i kanë kryer këto veprime dhe të marrim masa e veprime institucionale të cilat nuk na bëjnë ne një shoqëri vajtuese, një shoqëri përkujtuese. Por na bëjnë ne një shtet i cili është veprues, i cili kërkon drejtësi dhe e vendosë drejtësinë në vend deri në fund”, tha Kryeparlamentari Kadri Veseli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img