27,07,2024

Veseli takon veteranët: Ish-luftëtarët janë të gatshëm të marrin secilën përgjegjësi që u takon

Must Read

Pasi uroi drejtuesit e rinj të OVL-së për detyrën në krye të organizatës që përfaqëson ish-luftëtarët e lirisë, kryeparlamentari Veseli tha se kjo është një nga kategoritë e qytetarëve e cila ka nevojë të madhe për përkrahje institucionale, në radhë të parë morale, por, siç theksoi kryetari Veseli, nuk ka nevojë për lëmoshë. Ish-luftëtarët, shtoi kryetari Veseli, janë të gatshëm të marrin secilën përgjegjësi që u takon, në funksion të ndërtimit dhe forcimit të shtetësisë sonë.

Kreu i Kuvendit tha se veteranët e luftës janë duke u ballafaquar me një situatë, për të cilën ata më së paku janë fajtorë. Ai tha se veteranët e luftës nuk do të jenë asnjëherë mollë sherri për asgjë.

“Veteranët po mundohen të gjejnë një zgjidhje. Secili prej tyre e ndien veten të fyer nga çdo manipulim i cili mund të bëhet në emër të tyre, veçanërisht në ngarkimin e buxhetit të Republikës së Kosovës. Ata janë të gatshëm ta japin ende për Kosovën dhe shumë shpejt do ta gjejnë zgjidhjen”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hyseni Gucati, nga ana e tij, falënderoi kryetarin Veseli për vizitën dhe njëkohësisht shprehu përkushtimin për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me numrin e veteranëve, ndërsa theksoi nevojën edhe të ndryshimit të ligjit. /Lajmi.net/

kadriba

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img