18,04,2024

Veseli-Rama: Bashkë t’i kalojmë sfidat në rrugën euro-atlantike

Must Read

rama-veseli-780x439

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Të dy bashkëbiseduesit shtruan nevojën e një bashkëpunimi më të thellë në të gjithë lëmenjtë, si dhe në kapërcimin e sfidave të përbashkëta në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Rama, vlerësuan lart marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë, duke i konsideruar ato model për shtetet e tjera në rajon dhe më gjerë.

Megjithatë, të dy bashkëbiseduesit shtruan nevojën e një bashkëpunimi më të thellë në të gjithë lëmenjtë, si dhe në kapërcimin e sfidave të përbashkëta në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Sipas një komunikate të Kuvendit të Kosovës, gjatë takimit u shkëmbyen informacione dhe ide për zhvillimet e përgjithshme politike e ekonomike në Shqipëri e Kosovë.

Në këtë funksion, kryeministri Rama uroi kryetarin Veseli për përmbylljen e suksesshme të procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës së Kosovës nga ana e Kuvendit, duke e konsideruar ditën e sotme si historike.

Kryetari Veseli, nga ana e tij, falënderoi kreun e Qeverisë së Shqipërisë për mbështetjen e pakursyer të politikë s shqiptare dhe në veçanti të qeverisë së drejtuar nga ai, ndaj Kosovës, si në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe në ofrimin e përvojave për konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe procesin e integrimit evropian.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img