29,04,2024

Veseli këmbëngul se nuk ka shkëmbim territoresh

Must Read

Kosova nuk ka pretendime për më tepër territor, por as nuk do të japë territor. Kështu është zotuar i pari i legjislativit Kadri Veseli.

Sipas tij, vendit i nevojitet unitet për dialogun me Serbinë e që presidenti ka rolin e tij kushtetues kreu i Kuvendit ka adresuar kritika për Bashkimin Evropian për mosliberalizimin e vizave për kosovarët, megjithatë thotë se BE-ja mbetet partner i Kosovës në rrugën e saj perëndimore.

Përgjegjësi politike ka kërkuar edhe nga dy partitë opozitare LDK e Vetëvendosje, duke thënë se nuk duhet të refuzojnë bashkëpunimin kur është në çështje interesi nacional.
I pari i Kuvendit në një intervistë për KosovaPress, ka ripërsëritur thirrjen për unitet, ndërsa ka ftuar Serbinë që të njohë shtetësinë e Kosovës.

“Duhet me iu bashkuar Kosova Kosovës. Do të thotë t’i lëmë pjesën e korrigjimit e këto… Ne nuk pretendojmë të marrim ndonjë pjesë të territorit, e s’do t’i japim asnjë pjesë të territorit. Por, se do të interesohemi për shqiptarët tanë në Luginën e Preshevës, dhe se jemi të gatshëm të marrim Preshevën, Medvegjën e Bujanocin nëse Serbia i abuzon dhe mendon se është më mirë me qenë me Kosovën, kjo po. Dhe, s’ka çka i dhemb askujt në këtë aspekt. Kosova, këtë territor që e ka, hajdeni të shkojmë ta mbrojmë së bashku me partnerët tanë, ta fitojmë ulësen në OKB”, thotë ai.

Ai shprehet i bindur se është e pashmangshme njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.

Për rolin e presidentit në dialogun me Serbinë, Veseli duke aluduar në të, shprehet se ky i fundit do të ketë gjithmonë rolin e vet kushtetues.

Kreu i legjislativit kujton kohën kur Kosova pati filluar negociatat me Serbinë në Vjenë, e PDK edhe pse opozitë, thotë se morri pjesë në këtë proces pasi që ky ishte interesi i vendit.

Ky fakt, Veselin e shtynë që të jetë edhe më kritik ndaj LDK-së dhe Vetëvendosjes, pasi që sipas tij, vetëpërjashtimi i këtyre të dyjave nga ky proces i jep mundësi Serbisë që të pastrohet nga gabimet e së kaluarës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img