28,04,2024

Veseli: Fuqizimi i rolit të grave, jetik për avancimin e Kosovës

Must Read

Në këtë seancë, grave aktiviste u është drejtuar Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili siguroi se do të angazhohet që legjislacioni që garanton barazinë gjinore dhe të drejtat e grave, të avancohet edhe më tutje.

Veseli është shprehur se fuqizimi i rolit të grave është jetik për avancimin e Kosovës.

“Të gjithë ata që mendojnë se mund t’i sundojnë gratë, e kanë gabim. Të gjithë ata që ngrehin dorë mbi gratë, nuk janë burra të mirë, por janë të ligë”, deklaroi Veseli.

“Përkrahja institucionale për gratë  duhet të jetë e domosdoshme. Në Kuvend kemi avancuar rolin e gruas, ku aktualisht kemi një të treten e deputeteve gra. Por, kjo duhet të avancojë edhe më shumë, sepse 50 për qind e popullsisë sonë janë gra”, tha Veseli.

Ai, po ashtu, tha se Kuvendi do të punojë shumë që së shpejti të miratohet ligji i cili garanton të drejtat pronësore të grave.

“Shpreh përkushtimin tim institucional për përkrahjen e grave, që ato të jenë të barabarta”, tha Kryeparlamentari Veseli.

Ndërsa, kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Blerta Deliu-Kodra, u tha grave aktiviste se deputetët po punojnë me përkushtim në mënyrë që ligjet që e fuqizojnë gruan kosovare të zbatohen në përpikëri.

Si masa mbështetëse, ajo përmendi grantet e dedikuara enkas për gratë dhe theksoi se pa fuqizim të gruas, shoqëria kosovare do të jetë e mangët./Lajmi.net/

kod11 kodd1

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img