22,06,2024

Veseli: Duhet të bëhemi bashkë pozitë e opozitë në ballafaqimin final me Serbinë

Must Read

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka folir sot për procesin e fazës finale të dialogut, për çka pritet të diskutohet pas dy javësh në Berlin.

Kreu i koalicionit qeverisës ka deklaruar se    në fazën finale të dialogut pozita dhe opozita duhet të jenë bashkuara, ndërsa theksoi se në këtë proces Kosova nuk diskuton për sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë, por diskuton për normalizim të marrëdhënieve dhe njohjen reciproke.

“Prioritet yni është zhvillimi ekonomik, por natyrshëm ka keqkuptim në çështje të komunikimit me Serbinë. Ne kemi të kaluar të hidhur dhe si të përmendet Serbia natyrisht se ndihet një lloj antipatie. Por ne duhet ta përfundojmë edhe atë pjesë.

Unë besoj se do të bëhemi bashkë, pozitë dhe opozitë., t’i lëmë inatet mes vete dhe të orientohemi drejtpërdrejt në përfundimin e çështjes me Serbinë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe këtu nuk ka asnjë dilemë. Ne po flasim vetëm për raportet Kosovë-Serbi drejt Bashkimit Evropian. Për çështjen e të ardhmes së Kosovës ne nuk hapim diskutim, për faktin se territori dhe institucionet janë një, të pandashme dhe janë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët në 92-93 për qind janë shqiptarë. Ne nuk do të bëjmë kurrë gabime të sillemi me serbët ashtu siç janë sjellë ata me neve. Serbët janë komunitet të cilët kanë të drejta pothuajse më të avancuarat, prej të gjitha komuniteteve në botë”, tha kryeparlamentari Kafri Veseli gjatë përurimit të disa projekteve të infrsttukturës sportive në Kaçanik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore për vitin 2025-2027

Këtë të enjte është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img