Veseli detyron Qeverinë ta financojë kompleksin memorial “27 prilli” në Meje të Gjakovës

Share

Ai ka votuar pro një amendament në buxhet, edhe pse kundër këtij amendamenti ishte Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave dhe Komisioni për Buxhet dhe Financa.

Kreu i legjislativit kur e ka dëgjuar amendamentin e propozuar nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu i cili ka të bëjë me ndërtimin e kompleksit memorial “27 prilli” në Meje të Gjakovës, ka vendosur që ta mbështesë atë dhe insistimi i tij bëri që ky amendament të marrë shumicën e mjaftueshme të votave dhe të miratohet, pavarësisht kundërshtimit të Qeverisë.

Me këtë amendament parashihet investimi prej 300 mijë euro për rregullimin e memorialit për nder të viktimave të luftës, andaj Veseli insistoi që ky projekt të kaloj patjetër./Lajmi.net/

.

Të ngjashme: