22,12,2025

“Verizon” do të blejë “Yahoo” për 4,8 miliardë USD

Must Read

Bordi i kompanisë “Yahoo” ka vendosur të pranojë kërkesën për blerje nga “Verizon”. Lajmi pritet të shpallet zyrtarisht të hënën apo të martën kur do të dalë një raport për gjendjen e kompanisë “Verizon”. Detajet e marrëveshjes janë ende të panjohura, por shifra e blerjes vlerësohet të jetë rreth 4,8 miliardë dollarë. Blerja do të përfshijë pjesën editoriale të “Yahoo”-s, si dhe atë të biznesit.

Marrëveshja për blerjen e “Yahoo”-s vjen rreth një vit pasi “Verizon” bleu AOL për 4,4 miliardë dollarë. “Yahoo” dhe AOL priten të shkrihen në biznesin e reklamave dhe përmbajtjes, nën kupolën e “Verizon”.

“Yahoo” do të mbajë pjesën e tij të aksioneve në grupin “Alibaba” dhe në “Yahoo Japan”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img