20,11,2024

Vendoset luhatësja e qasshme për personat me nevoja të veçanta tek Parku i Lirisë

Must Read

Krijimi i kushteve të barabarta, dhënia e mundësisë për rekreacion për fëmijët me nevoja të veçanta ka bërë që organizatat komunitare të personave me nevoja të veçanta, përkatësisht organizata HANDIKOS- dega në Ferizaj, në kuadër të projektit  “Promovimi i parandalimit të dhunës ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në të gjitha mjediset” i cili financohet nga Save the Children në bashkëpunim me SIDA Suedeze, të vendos një luhatëse të qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara në Parkun e Lirisë.

Në përurimin e saj dhe mbështetjen e këtij projekti mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës, Arton Gavazi. Ai tha se projekte të tilla si ky i vendosjes së luhatëseve të qasshme për personat me nevoja të veçanta, por edhe të tjera do të mbështeten nga Komuna me qëllim që krijohet mundësia e barabartë për lojë e argëtim për të gjithë.

Ai, tutje shtoi se edhe me buxhetin e Komunës, vitin e ardhshëm, qeverisja Aliu ka orientuar një mori projektesh në fushën sociale, me qëllim përmbushjen e komponentës së gjithëpërfshirjes dhe kujdesit të vazhdueshëm social për kategoritë në nevojë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img