27,12,2024

Vendoset gurthemeli i memorialit të pesë dëshmorëve në Greme të Ferizajt

Must Read

Kanë rinisë punimet në ngritjen e memorialit përkujtimor për pesë dëshmorët e fshatit Greme.

Në aktin e inaugurimit të gurthemelit drejtues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së , pushtetit lokal dhe familjarë të këtyre dëshmorëve, kanë thënë se me këtë akt po rivendoset një themel i kujtesës, i cili do t’i shërbej brezave për ta kujtuar tërë atë sakrificë të dhënë për liri.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së në Ferizaj, Rafiz Sejdiu, ka thënë se punimet do të zhvillohen dhe se kjo është arritur në bashkëpunim me familjarët e dëshmorëve.Madje ka shtuar se Gremja e meriton këtë memorial kur dihet kontributi i saj në luftën e fundit të UÇK-së.


Në anën tjetër edhe përfaqësuesit e shoqatës së veteranëve të luftës nga Gremja por edhe familjarë të këtyre dëshmorëve kanë thënë se memoriali më së miri spikat tërë atë kontribut që ka dhënë fshati i tyre për luftën, e veçmas bashkëqytetarët e familjarët e tyre që tashmë kanë kaluar në përjetësi. Kanë shtuar se edhe mos marrëveshjet që janë shfaqur rreth këtij memoriali tashmë janë kaluar
Për më tepër këtë projekt e ka vlerësuar edhe kryesuesja e Kuvendit komunal, Kristina Gashi-Bytyçi. Ajo ka folur për përkushtimin institucional që kjo vepër memoriale të kryhet në afatet e paraparë
Ndryshe, ky memorial është nisur shumë vite më parë.Disa mosmarrëveshje kanë bërë që ai të mos përfundoj deri më tash.Një iniciativë e rinisur ka bërë që të arrihet një unitet rreth kësaj vepre përkujtimore. Në këtë memorial do të jenë të skalitur emrat e dëshmorëve të kombit, Enver Topalli, Abdylselam Ahmeti, Sali Berisha, Ismet Aliu dhe Agim Matoshi .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img