Drejtoria e Shërbimeve Publike në Ferizaj ka filluar vendosjen e 7 hidrantëve nëpër zona të ndryshme të qytetit të Ferizajt.
Gjatë të kaluarës ekipet e Brigadës së zjaffikësve kishin problemin kryesorë furnizimn me ujë gjatë rasteve të intervenimeve të shuarjes së zjarreve. .
Përmes këtyre hidrantëve pritet që të lehtësohet edhe intervenimi dhe të jetë shumë më efikas dhe më I shpejtë.
Kjo është bërë e ditur përmes një publikimi në faqen e Komunës.
“Vendosja e hidrantëve në zonën qendër ishte zotim i të parit të Komunës, Agim Aliu, projekt ky që tashmë ka filluar së zbatuari e pritet të jap rezultate efektive. Për këtë, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ka nisur së zbatuari projektin për vendosjen e hidrantëve në 7 pika të ndryshme të qytetit, të cilat lehtësojnë maksimalisht operimin e punën veçanërisht në raste të fatkeqësive nga zjarri, ku lehtësisht me vendosjen e këtyre hidrantëve – shkurtohet maksimalisht koha e reagimit dhe efektiviteti i punës së njësive të specializuara të shërbimit të zjarrfikësve” thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.