25,11,2024

Vendimi i Supremes: Votat nga Serbia nuk do të jenë pjesë e rezultatit përfundimtar

Must Read

Gjykata Supreme ka vendosur që mbi 3 mijë e 700 pako me fletëvotime të ardhura nga Serbia të  mos jenë pjesë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të jashtzakonshme të 6 tetorit.

Kjo GJykatë njëherit ka refuzuar të gjitha ankesat e pranuara nga kandidatët për deputet të subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

“Duke iu referuar pyetjeve tuaja, ju informojmë se, Gjykata Supreme brenda afatit ligjor ka shqyrtuar dhe vendosur në lidhje me gjitha ankesat e pranuara nga deputet të subjekteve politike. Gjykata Supreme ka pranuar 7 ankesa të deputetëve nga subjekte të ndryshme politike. Pas shqyrtimit nga ana e Kolegjit, Vendimet janë si në vijim:

  • Ankesa nga deputetë të Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK) është REFUZUAR,
  • Ankesa nga deputetë të Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP) është REFUZUAR,
  • Ankesa nga deputetë të Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) është REFUZUAR,
  • Dy ankesa nga deputet të Lëvizja Vetëvendosje-së (LVV) janë REFUZUAR,
  • Ankesa nga deputetë të Partisë Demokratike të Ashkalinjëve (PDA) është REFUZUAR dhe
  • Ankesa nga deputetë të Progresivna Demokratska Stranka (PDS) është HEDHUR POSHTË SI E PA-LEJUAR”, thunet nga Gjykata për klankosova.tv.

Kandidatët e VV-së kërkuan që të mos hiqen nga zgjedhjet fletëvotimet e ardhura nga Serbia. Nga këto refuzime të Supremes i bie  që Nisma do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar të rinumëroj 1400 vendvotime nga vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img