22,12,2024

Vëllai i Obamës, përkrahës i flaktë i Donald Trumpit

Must Read

Gjysmë-vëllai i Presidentit amerikan, Barack Obama, do që Amerika të bëhet përsëri e mrekullueshme, prandaj ai do të votojë për Donald Trumpin.

“Më pëlqen Donald Trump sepse ai flet nga zemra e tij”, thotë Malik Obama për The New York Post, nga shtëpia e tij në fshatin Kogelo në Keni, njofton Klan Kosova. “Slogani i Donald Trump itështë një slogan i mrekullueshëm. Do të doja madje të takohesha me të”.

Malik Obama, i cili është 58 vjeçar dhe përkrahës i kamotshëm i demokratëve, thotë se është shumë i dëshpëruar në vëllain e tij Barack dhe se pikërisht ky dëshpërim e ka shtyrë të ndërrojë partinë.

Ai thotë po ashtu se është i dëshpëruar se Hillary Clinton, sa ishte sekretare e Shtetit, dhe Obama, vranë liderin libian Muammar Gaddafi të cilin ai thotë se e kishte një nga shokët më të mirë,

Obama pohon se e ka ndërmend të udhëtojë për në ShBA në nëntor, në kohën kur janë zgjedhjet dhe të votojë për Trumpin. Malik që ka dyshtetësi, atë amerikane dhe keniane, dikur jetonte në Maryland, ku kishte punuar për shumë vite si llogaritar dhe pikërisht në atë vend është i regjistruar për të votuar.

Marrëdhëniet mes vëllezërve u prishen, kur Malik po garonte për guvernator të Siayas në Keni në vitin 2013 dhe Barack, siç thotë Malik, nuk e ndihmoi fare.

Malik Obama humbi garën dhe kampanja që i kushtojë 20 mijë dollarë doli vetëm shpenzim i panevojshëm.

“Politika duket se nuk është diçka që unë mund ta bëj”, thotë Malik për The Post. “Sinqerisht, do të jem shumë i lumtur kur vëllai im ta përfundojë mandatin dhe më në fund do të largohem edhe unë nga qendra e vëmendjes dhe do jem në gjendje të jetoj normal”. /Klan Kosova/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img