30,04,2024

Vëllai i nxjerr një sekret të madh princeshës Diana kaq kohë pas vdekjes (Video)

Must Read

Kanali britanik i televizionit Channel 4 ka konfirmuar në bisedë me vëllanë e Diana’s, Charles Spenser, se dokumentari megjithatë do të emetohet siç është paraparë me program, të dielën më 6 gusht.Princesha Diana në dokumentar zbulon se si pesë vite pas kurorëzimit, duke qarë ka shkuar te mbretëresha dhe ka konfirmuar se martesa e saj me Charles’in është “pa dashuri”.“Shkova te mamaja kryesore dhe i thashë: “Nuk di ç’të bëjë”. Ajo mu përgjigj se as ajo nuk di se ç’të bëjë. Kaq. Kjo ishte “ndihma” e saj, kishte thënë Diana.Diana në film flet se si kishte menduar që të arratiset nga pallati i Buckingham’it në vitet e 80’ta me truprojën e vet Barry Mannakee, në të cilin ishte dashuruar, e i cili në vitin 1987 vdes në një aksident trafiku.Princesha madje dyshon se i dashuri i saj ndoshta “ishte i likuiduar”. Në film Diana gjithashtu flet për problemet martesore me Charles’in dhe e kritikon familjen mbretërore, sidomos mbretëreshën Elizabeth e Dyta e cila , siç pretendon, nuk i dha përkrahje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img