11,09,2025

Veliaj: Nuk jam turbo-patriot

Must Read
Erjon Velija

Nuk jam turbo-patriot, prandaj është mirë për të qenë praktik e jo për të folur si baballarë të kombit. Kur pyetem për “Shqipërinë e Madhe” mendoj për “Shqipërinë e Mirë”.

Nëse shqiptarët jetojnë mirë, atëherë ata janë edhe të mëdhenj. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” numri një i kryeqytetit të Shqipërisë, Erion Veliaj, duke shtuar se nëse shqiptarët kanë qytete të pastra, shkolla të mira, aftësi për treg të punës, ky është koncepti i tij se si Shqipëria bëhet më e mirë.

Veliaj tregon se kur kishte marrë drejtimin e Tiranës kishte nisur me rregullimin e Sahatit të Qytetit, si një gjest simbolik për të treguar se nga tani e tutje kryeqendrës së Shqipërisë nuk i ngecën koha. “Nuk duhet të perëndoj dielli në Tiranë nëse Bashkia nuk e ka bërë një punë konkrete atë ditë.

Ajo punë mund të jetë mbjellja e 1000 pemëve, hapja e një kopshti të ri, mund të jenë themelet e një shkolle të re, çfarëdo tjetër, por duhet të kemi diçka konkrete para se të perëndojë dielli çdo ditë”, shprehet Veliaj.

Gjatë intervistës për “Zërin” ai ka treguar si e sheh menaxhimin e Prishtinës nga udhëheqja komunale dhe çfarë potenciali sheh tek homologu i tij kosovar, Shpend Ahmeti, për projektet e përbashkëta me komunat që udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë në pesë vende të ndryshme të Ballkanit, për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Tiranë, etj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img