06,05,2024

Veliaj: More 500 mijë € nga Rama – Aliaj: Tunxh, s’janë paratë e mamit tënd

Must Read
Erion Veliaj

Këshilltarët e opozitës kanë deklaruar se Aliaj nuk është pjesë e mbledhjes pasi ai është kërcënuar. Pas kësaj ka reaguar ashpër Veliaj, që e ka akuzuar Aliajn si arrivist, hipokrit dhe njeri që kërcënohet me shuka lekësh.

“Po bëhet një aludim sikur ky është kërcënuar, do t’ja them në sy se me duket hipokrizi pasi merr gjysmë milionë euro për punë publike nga qeveria e drejtuar nga Rama refuzon të vijë në debat, atij i vjen turp ndaj nuk vjen, ai është arrivist. Nëse është kërcënuar do e bëj unë vetë denoncimin dhe t’i ofroj mbrojtje nga kushdo që e kërcënon”­ tha Veliaj.

Sipas Veliajt, vetëm Aliajt i shkon dëgjesa 24 mijë euro. “Nëse ai ka bërë më shumë dëgjesa për Shkodrën unë jap dorëheqjen, ju sfidoj, por kryetarja e bashkisë së Shkodrës e nxori me shkelma nga bashkia, jeni e njëjta parti por para interesit publik nuk ka.

Në momentin që kjo hipokrizi del sheshit, dal unë garant. Por se si anëtari juaj urbanist merr gjysmë milionë ha bukën e qeverisë dhe e pështyn në darkë nuk e kuptoj. Ju jeni ndryshe, e urreni Veliaj, bëni punën politike, por jo si ai”­ tha ai.

Reagon Aliaj:

Pas debatit në Këshill dhe deklaratave të ashpra të Veliajt, ka reaguar Aliaj. Me një postim në profilin e tij në FB, Aliaj e akuzon Veliajn si injorant, të pashkollë dhe i kujton paratë e mamit.

“Financat publike jane taksat e qyetareve o tunxh jo parate e mamit tend!!! Dhe gara eshte sfide e jo si pazari yt!!! Dhe jane me shpatull e tru jo me injorance e pa shkolle!!!”­ shkruan Aliaj.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një femër 30 vjeçare, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve

Sot në orët e mëngjesit është zhdukur një femër 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmin e kanë bërë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img