21,12,2025

Vehapi inspekton punimet në fshatrat Nushpalle dhe Pataqan i Epërm të Komunës së Rahovecit

Must Read

Në kuadër të projekteve që kanë të bëjnë me rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Rahovecit, kanë filluar punimet në projektet ndërtimi i urës në fshatin Nushpallë dhe rregullimi i rrugës në fshatin Pataqan i Epërm lagjja e Bellaqa. Fillimin e punimeve nga afër i kanë parë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi i shoqëruar nga Muhamet Behra, drejtori Drejtorisë për Shërbime Publike.

Kryetari Vehapi për fillimin e këtyre dy projekteve tha se të dy projektet, janë duke u realizuar në kuadër të projekteve të cilat janë paraparë të realizohen gjatë vitit 2016 dhe që kanë për qellim përmirësimin e lëvizjes së banorëve, të cilët kalojnë si në urën e fshatit Nushpallë, po ashtu edhe në rrugën e fshatit Pataqan i Epërm në lagjen e Bellaqa.

Banoret e fshatrave në të cilët janë duke u realizuar punimet, falënderuan kryetarin Vehapi dhe drejtorin Behra për vizitën dhe fillimin e investimeve në ndërtimin e urës dhe rregullimin e rrugës në fshatin Pataqan u Epërm në lagjen e Bellaqa. Ata thanë po ashtu se me rregullimin e urës dhe rrugës në këto dy fshatra u është lehtësuar dhe u është shkurtuar koha për të arritur deri në qytetin e Rahovecit.

Drejtori Behra tha se ura e cila ka filluar të rregullohet në fshatin Nushpallë është e gjatë 7 metra e gjerë 6 metra dhe e lartë 2 metra, kurse rruga e fshatit Potoqan i Epërm, në lagjen e Bellaqa është e gjatë 1 781 metra dhe vlera e projektit është 139 578 euro./Lajm

vehapi

vehapi1

vehapi2

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img