07,08,2025

Vdiq polici i njohur i Kosovës, tifoz i flaktë i Drenicës (FOTO)

Must Read

Pas Nasuf Veliut, që humbi jetën dy ditë më parë, Drenica ka humbur një tjetër tifoz të saj. Është pjesëtari i Policisë së Kosovës, Tahir Çitaku, që ka ndërruar jetë. Ai përveç që është dalluar në Policinë e Kosovës, ka qenë edhe një tifozë i flaktë i klubit të futbollit Drenica, por edhe klubeve tjera sportive nga Skenderaj.

Çitaku 40 vjeçar ishte shumë i dashur dhe gëzonte një respekt të madh në Skenderaj. Ai pothuajse nuk lente ndeshje të Drenicës pa e shikuar dhe ishte shok i ngushtë i kapitenit të drenicasve, Sami Gecit.

Hera e fundit kur ai e pa Drenicën duke luajtur ishte ndeshja në Prizren ndaj Lirisë që u luajt të mërkurën. Infokusi.com mëson se Çitaku ka ndërruar jetë mbrëmë në orët e vona pas një sulmi në zemër. Vdekja e Çitakut i ka shokuar shumë sportist në Skenderaj të cilët i kanë shprehur ngushëllime familjes, transmeton “Gazeta Olle”.

Duhet theksuar se Çitaku ka qenë edhe kampion i Kosovës në shenjëtari, sport që e ka pasur në qejf dhe njihej edhe si një sportist i madh.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet me 6 nëntor në ora 13:00 në varrezat e fshatit Qubrel.

Lajmin për vdekjen e Tahir Çitakut e ka konfirmuar edhe kapiteni Drenicës, Sami Geci, i cili ishte shok i mirë i Çitakut.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img