24,04,2024

Vdes ushtari zviceran, u sëmur në Kosovë

Must Read

Ushtarët-zviceran

Një ushtar zviceran i Swisscoy, ka vdekur natën e së enjtes në të premte, në spitalin universitar në Lozanë. Ai në Kosovë ishte sëmurë rëndë dhe ishte detyruar të kthehet në Zvicër.

Shkaqet e vdekjes së tij ende nuk dihen saktësisht, thuhet në një komunikatë të Qendrës kompetente ushtarake SWISSINT, njofton „Shtegu.com“. Për momentin janë duke u zhvilluar edhe hetime plotësuese. Për shkak të ruajtjes së të dhënave personale, SwISSINT nuk e ka bërë të ditur moshën e ushtarit të vdekur.

Paraprakisht, ushtari zviceran kishte qëndruar një ditë në spitalin ushtarak të trupave mbrojtëse të NATO-s në Kosovë. Të shtunë e kaluar, ai ishte sjellë me helikopter në Zvicër, për tu vendosur në spitalin universitar në Lozanë, ku përfundimisht humbë betejën.

Udhëheqësia ushtarake zvicerane dhe SWISSINT janë tronditur nga ngjarja, duke u shprehë ngushëllimet më të sinçerta familjarëve.

Edhe në muajin mars, ushtria zvicerane kishte informuar për një rast vdekjeje. Një ushtar 28-vjeçar kishte vdekur pas sëmundje të shkurtër. Drejtësia ushtarake zvicerane kishte hapur një hetim për të sqaruar shkaqet e vdekjes.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img