07,08,2025

Vdes një person në Ferizaj, e goditi vetura derisa po ngiste biçikletën

Must Read

Një person në Ferizaj ka vdekur dje pasi është goditur nga një veturë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka qenë duke e drejtuar biçikletën.

Si pasojë e aksidentit vi ktima ka pësuar lëndime, pas tretmanit mjekësor në emergjencën në Ferizaj është dërguar në QKUK, ku edhe ka vdekur.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i vi ktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 27.10.2020-11:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia e ka  goditur vi ktimën mashkull  kosovar i cili kishte qenë duke drejtuar biçikletën. Si pasojë e aksidentit vi ktima ka pësuar lëndime, pas tretmanit mjekësor në emergjencën në Ferizaj është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i vi ktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img