24,10,2025

Vdes 3-vjeçari nga Ferizaj që pësoi djegie të rënda nga zjarri

Must Read

Ka vdekur 3-vjeçari, i cili kishte pësuar djegie trupi mbi 75 përqind, pasi shtëpia ku jetonte ishte përfshirë nga zjarri.

Shefi i Intensivës, Shaqir Uka ka thënë për Indeksonline se tre vjeçari ka ndërruar jetë mbrëmë pas mesnate.

“S’ka mujt me iu përballu plagëve që i ka marrë nga djegiet, mbrëmë pas mesnatës, apo në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë” ka thënë ai për Indeksonline.

Kujtojmë se shtëpia është përfshirë nga flaka pasditen e së shtunës në Ferizaj.

Gjatë këtij aksidenti, një fëmijë 3 vjeçar ishte aty brenda në një dhomë i lënduar nga tymi dhe flaka.

Fillimisht, fëmija i lënduar është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor, por që pas disa ditëve nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img