28,03,2024

Vdes 19-vjeçari në Ferizaj, bie nga kati i nëntë

Must Read

Sot, rreth orës 00:35 të mëngjesit, policia rajonale e Ferizajt, ka pranuar një informacion se një person, shtetas i huaj me inicialet B.G, i moshës 19 vjeç, në rrugën “Sali Çeku”, ka rënë nga kati i nëntë i një ndërtese.

I njëjti për ndihmë mjekësore është dërguar në Emergjencën e Spitalit në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtejshëm mjekësor është transferuar në QKUK-Prishtinë. Por nga atje, është konfirmuar se personi ka vdekur.

Policia e rendit i ka marr veprimet e nevojshme dhe në rast janë kyçur hetuesit dhe Sektorit Rajonal të Hetimeve.

Janë kontaktuar edhe familjarët e vik timës, ku sipas tyre dyshohet sa ai është hedhur nga kati i IX-të i ndërtesës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili i ka autorizuar hetuesit rajonal që ti marrin të gjitha veprimet hetimore dhe trupi i pajetë është dërguar nê Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.

Gjithashtu është njoftuar edhe ILEC-u për vdekjen e shtetasit të huaj. Rasti është cilësuar ” vetëvrasje” ka bërë të ditur zëdhënës i Policisë së Kosovës në Feriza, ka thënë Kanun Veseli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img