11,11,2024

Vdekja e të riut Enver Islam Ejupi, ngjall dhembje dhe emocione

Must Read

Pardje në orët e hershme të mëngjesit në Qendrën Klinike Universitare të  Shtutgartit të Gjermanisë në moshën 33 vjeçare ka ndërruarjetë pas një sëmundje tëshkurtër e të rëndëEnver Islam Ejupi,nga fshati Vendenis( ish – Gllamnik) i Podujevës.

Enveri ishte specializuar në fushën e përpunim drurit, dhe si njohës i vërtetë i këtij zanati para tre vjetëve ai krijon marrëdhënie pune në Gjermani.

Meqë kishte fituar në Kosovë, njohurit bazë të Gjuhës gjermane,shumë shpejt avancohet edhe në pozita udhëheqëse të punës.

Me natyrën e tij të butë dhe çdoherë i buzëqeshur adhurohej nga të gjithë.

Karakteristikë e tij e veçantë ishte qëtë ndihmonte njerëzit e moshuar dhe ata të sëmurë,sidomos  kategorinë e atyre me nevoja të veçanta.

Edhe pse joshumëgjatë në Gjermani,me sjelljet e tij të shkëlqyera jepte shembullin e shqiptarit bamirës dhe mirë të edukuar.

Andaj,vdekja e tij e hershme dhe e papritur i preku tej mase jo vetëm pjestarët e komunitetit tonë, por edhe shokët e miqtë e shumtë gjermanë,qofshin ata bashkëpunëtorë të tij apoedhe fqinjë të rëndomtë.

Dhembja shtohet edhe më tepërkur dihet se Enveri,la pas vetës gruan dhe tre fëmijë të vegjël.

Edhe pse në momente dhembje dhe pikëllimi të thellë familja Ejupi,falenderon nga zemra përsonelin mjekësor të QendrësKlinike Universitare të Shtutgartit,të Gjermanisë,i cili bëri përpjekje maksimale për ta ndihmuar Enverin,e tyre të dashur dhe të urtë,deri në çastet e fundit të jetës së tij.

Meqenëse vdekja larg Atdheut përjetohet më rëndë se çdo vdekje tjetër,sot pasdite qindra llapjanënë mesin e tyre edhe shumë të ardhur nga Gjermania,Austria,Zvicra, Franca,Italia,e Norvegjia u tubuan në varrezat e fshatit  Vendenis( lagjejaEjupi ) ku në mes dhembjes dhe lotëvei dhanë lamtumirën e fundit djaloshittë vyeshëmdhe bujar Enver Islam Ejupi.

Secili nga pjesëmarrësit në varrim u nda me lutjen që Enveri,të prehet në paqje dhe qetësi, në dheun e  Kosovës së lirë ,të cilin e deshi më tepër se çdo pasuri tjetër të kësaj bote.

ARIF  EJUPI

- Advertisement -spot_img
Të fundit

E kishte të ndaluar vozitjen, policia në Ferizaj e gjobit 22-vjeçarin edhe me 500 euro

Policia në Ferizaj ka ndaluar një 22-vjeçar i cili po drejtonte veturën e tij nën masën mbrotjëse. Ndaj tij është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img