Në bazë të veprimeve të deritanishme, të kryera nga Prokuroria e Tiranës, rezulton se:
Ne daten 16.09.2016 rreth ores 05.00 ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” eshte konstatuar vdekja e pacientes A. C. dhe e femijes se saj seksi femer.
E ndjera A. C., e cila ishte ne muajin e 9 te shtatezanise, eshte paraqitur ne date 15.09.2016 rreth ores 22.30 ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” ne gjendje te rende shendetsore e shoqeruar nga te aferm te saj. Ne vijim, e ndjera eshte vizituar nga mjeket obsteter gjinekolog, personat nen hetim H. K., N. C. e D. D., te cilet, pasi jane konsultuar ndermjet tyre, pavaresishte gjendjes se rende te pacientes, e kane derguar pacinten per nje kontroll ne QSUT per konsulte kardiologu. Pas vizites se bere nga kardiologu, e ndjera eshte derguar ne SU Shefqet Ndroqi, per vleresim nga pnemulogu, ku pas vizites eshte derguar perseri ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik,“Koco Glozheni” ne gjendje shume te rende shendetsore.
Pas mberritjes ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” rreth ores 04.00 ne gjendje shume te rende shendetsore, e ndjera i eshte nenshtruar ekzaminimeve nga ku ka rezultuar se fetusi( femija) ishte i vdekur.
Nga mjeket eshte inicuar nje nderhyrje kirurgjikale, por shtetasja A. C. ka nderruar jete gjate kesaj nderhyrjeje.
Rreth ores 20.00, date 17.09.2016, Prokuroria e Tiranës nxjerr urdher ndalimi, per H. K., datlindja 1969 dhe D. D., datlindja 1971.