06,05,2024

Vdekja e Castros, 9 ditë zie në Kubë, festë në Miami

Must Read

I gjithë vendi do të ndalet për 9 ditë në shenjë respekti për udhëheqësin më jetëgjatë jomonark të shekullit të kaluar. Njerëzit do të kenë mundësinë t’i bëjnë homazhe atij në ceremonitë e shumta rreth vendit, të hënën dhe të martën.

Një meshë publike do të mbahet në sheshin e Revolucionit në Havana mbrëmjen e së martës, ndërsa të mërkurën, hiri i 90-vjeçarit do të kalojë përmes itinerarit të përshkuar prej tij pas marrjes së pushtetit në vitin 1959. Destinacioni përfundimtar do të jetë Santiago de Cuba, ku të shtunën do të zhvillohet një tjetër meshë, përpara funeralit të së dielës.

Të gjitha aktivitetet dhe performancat publike do të ndalohen, ndërsa televizionet e radiot do të transmetojnë programe patriotike e historike, siç bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve “Granma”. Një koncert i tenorit të famshëm Placido Domingo u anulua, ndërsa klubet e gjalla që popullojnë Havanën heshtën.

Në Universitetin e Havanës, ku Castro ndoqi studimet 70 vite më parë, njerëzit vendosën lule e foto pranë një shatatoreje në hyrje të kolegjit. Nëpër media u shfaqën imazhe të njerëzve që qanin apo që mbanin postera të ish-udhëheqësit në duar.

Krejt e ndryshme ishte atmosfera në Miami, ku jetojnë shumë kubanezë në ekzil me familjet e tyre, aty ku festa vazhdon ende. Njerëzit kënduan e kërcyen për orë të tëra dhe valëvitën flamuj amerikanë e kubanë. Disa mbanin në duar parulla ku lexohej “Satana, Fideli është tani i yti”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img