Edhe këtë të shtunë po vazhdon të mbahet punëtoria për Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) për Komunën e Ferizajt.
Këtë punëtori nga afër e ka përcjellë edhe numri një i qyteti të Ferizajt,Muharrem Svarqa. Ai me këtë rast ka vlerësuar se Plan Zhvillimor Komunal është dokument shumë i rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës për zhvillimet e gjithëmbarshme të komunës.
Edhe drejtori i Drejtori i Drejtorisë Komunale të Urbanizmit në Ferizajt, Faik Grainca ka theksuar se Plani Zhvillimor Komunal është njëri prej planeve më të rëndësishme për shkak të asaj, se prej këtij plani varet qytet i Ferizajt për 8 vitet e ardhshme.
Në këtë punëtori po marrin pjesë zyrtarë komunal të të gjitha Drejtorive, drejtues të firmës konsulente “Insi”, përfaqësues të kompanive publike, përfaqësues të KEDS-it, postës së Kosovës, drejtues të Policisë së Kosovës, OJQ-të, si dhe përfaqësuesit e fshatrave të Komunës së Ferizajt.
Kjo punëtori po bëhet pas prezantimit të profilit të Komunës së Ferizajt që po bëhet në kuadër të planit Zhvillimor Komunal(PZHK).
Punëtoria do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.