12,07,2025

Vazhdon aksioni për dezinsektimin hapësinor

Must Read

Mbrëmë, pas përmirësimit të kushteve atmosferike, ka vazhduar aksioni në zonën perëndimore të qytetit dhe në disa fshatra për dezinsektimin e hapësirave publike në Ferizaj gjegjësisht eliminimin e insekteve, mushkonjave dhe mizave. Ky aksion do të vazhdohet gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vijim në gjithë territorin e Ferizajt, duke përfshirë edhe fshatrat, pas kërkesave të shtuara nga ana e qytetarëve. Aksioni po kryhet çdo ditë në faza, i shpërndarë në dy zonat, atë urbane dhe rurale.
Komuna e Ferizajt, njofton opinionin publik se ky aksion është ndërprerë disa herë për shkak motit të lig dhe kushteve të tjera të pafavorshme klimatike, porse tanimë do të vazhdohet në zona të përcaktuara përgjatë qytetit dhe fshatrave.
Autoritetet lokale, apelojnë tek bletarët që të kujdesen për bletët e tyre në kohën kur zhvillohen ky aksion në mënyrë që të mos shkaktohen dëme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img