28,04,2024

Vazhdon aksioni i Inspektoratit Komunal, mbyllen edhe disa lokale të natës në Ferizaj

Must Read

Mbrëmjen e së premtes, Inspektorati Komunal në Ferizaj bashkë me Njësinë Speciale dhe Njësinë Anti-Prostitucion të Policisë së Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe organe të tjera të sigurisë dhe drejtësisë kanë zhvilluar një aksion të gjerë për kontrollin e disa lokaleve të natës me ç’rast për mungesë të kushteve minimale-teknike higjieno-sanitare, mungesës së librezës sanitare dhe dokumentacionit tjetër të nevojshëm dhe dyshimeve për zhvillim të dukurive devijante janë mbyllur 3 lokale përgjatë rrugës magjistrale Ferizaj- Prishtinë.

Për të njëjtat arsye edhe gjatë ditës së sotme, Inspektorati Komunal ka mbyllur edhe 3 lokale të tjera përballë SHFMU “Tefik Çanga”.

Ky aksion do të vazhdoj edhe gjatë ditëve në vijim, në përmbushje të zotimit të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu për të vendosur rregullin dhe ligjin duke mbrojtur shoqërinë nga dukuritë negative që kërcënojnë shëndetin dhe sigurinë publike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img