15,12,2025

Vazhdojnë vizitat shëndetësore në shkolla, nxënësit e Cërnillës kontrollohen për higjienën orale

Must Read

Një ekip nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, i përbërë nga mjekë stomatolog dhe ndihmësit e tyre dolën sot në vizitë, nxënësve të shkollës së fshatit Cërnillë.

Higjiena orale, evidentimi i shëndetit të dhëmbëve të nxënësve dhe udhëzimet për trajtimin eventual, ishin qëllimi i kësaj vizite. Nxënësit të befasuar me vizitën, bën kontrollet e tyre ku për secilin nga ta u evidentuan problemet eventuale me sugjerimin që të njoftohen prindërit.

Nisma të tilla, të kontrolleve sistematike shëndetësore në shkolla, janë të domosdoshme e veçanërisht në planin e parandalues për të evituar problemet e mundshme shëndetësore të nxënësve. Ndonëse filluar më parë, vazhdimi dhe fuqizimi i këtyre nismave është objektiv i qeverisë lokale në planin e kujdesit shëndetësor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img